“O të mjerë”/ Ligji i barazisë gjinore, reagon Berisha: Askush tjetër veç Zotit s’më vendos…

“O të mjerë”/ Ligji i barazisë gjinore, reagon Berisha: Askush tjetër veç Zotit s’më vendos…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përsëri për ligjin e barazisë gjinore që u kalua me shumicën e kartonëve nga mazhoranca në Kuvend të enjten. Ai e cilëson përmbysje të Kushtetutës dhe vendosje të kazmës ndaj familjes shqiptare. Duke iu referuar edhe fjalimit që mbajti nga foltorja e Kuvendit, lideri i selisë blu nënvizoi se askush nuk i vendos dot atij censurë për të folur dhe denoncuar këtë ligj që cenon vlerat e familjes shqiptare, përveç Zotit. “Askush tjetër, përveç Atij që sheh gjithësinë, nuk mund të më vendosë censurë, o të mjerë. Aq më pak Partia e Krimit, e cila sot doli kundër familjes shqiptare dhe vlerave të saj. Ligji i vë kazmën familjes shqiptare, si do shkoni ju te familjet tuaja,...