Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vlonjatët me çizme në ditën e zgjedhjeve! Përmbyten nga shiu qendrat e votimit
Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur sot disa zona të Vlorës, duke krijuar kaos në rrugë dhe në disa qendra votimi. Si pasojë e kanalizimeve të bllokuara raportohet se uji ka depërtuar në ambientet e qendrave të votimit ku qytetarët kanë nisur të votojnë prej mëngjesit të sotëm për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Qytetarët janë detyruar të kalojnë mes pellgjeve për të hyrë në qendrat e votimit, ndërsa raportohet se autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për menaxhimin e situatës. Vlora, i njohur si bastion i PS-së, ka qenë sot qyteti me pjesemarrje më të ulët të votuesve. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 15:00 vetëm 10.68% e zgjedhësve kanë votuar në këtë qytet.