Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Shembja e murit të Berlinit, 36 vjet më parë mijëra gjermanë rrëzuan “barrierën e turpit”
U mbushën 36 vjet nga shembja e Murit të Berlinit, i cili ishte bërë simbol i Luftës së Ftohtë. Ndërtimi i tij filloi më 13 gusht të vitit 1961 dhe e shndërroi në një ishull Berlinin Perëndimor në Gjermaninë Lindore. Muri, i cili ndante qytetin e Berlinit në dy pjesë ende kujtohet si “muri i turpit”, edhe pse kanë kaluar më shumë se tri dekada nga rënia e tij. Në ato vite, 2.5 milionë njerëz të rinj dhe të arsimuar ikën nga Gjermania Lindore në atë Perëndimore për arsye ekonomike. Administrata e Gjermanisë Lindore, për të parandaluar këto ikje, më 12 gusht 1961 në mënyrë të fshehtë vendosi që të mbyllë kufirin në Berlin. Ditën e ardhshme, ushtarët rrethuan me tela me gjemba rajonin e...