Kërcënoi me armë zjarri një person dhe më pas u largua, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

Kërcënoi me armë zjarri një person dhe më pas u largua, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

Policia ka arrestuar një 42-vjeçar në Tepelenë. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kërcënuar një 48-vjeçar, banues në fshatin Peshtan. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe një sasi municioni luftarak. Policia ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin. Njoftimi i policisë Është vënë në pranga një 42-vjeçar në Tepelenë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kërcënoi me armë zjarri një persona dhe më pas u largua. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datën 02.11.2025, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër...