Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Sot 36 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, që shënoi dhe fundin e Luftës së Ftohtë
FOTO ILUSTRUESE GJERMANI-Më 9 nëntor Gjermania feston 36 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje. Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, pra fundin e RDGJ-së, u zhduk nga harta politike kampi socialist në Evropë. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 shënon një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe të Evropës. 09.11.1918 Por në kalendarin historik gjerman 9 nëntori ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në epoka të tjera: Më 9 nëntor 1918 socialdemokrati Philipp Scheidemann, deklaroi nga një ballkon i Rajshtagut (Reichstag) në Berlinse Gjermania ishte tashmë Republikë. Monarkia e perandorit Wilhelm II. kishte marrë fund: "Punëtorë dhe ushtarë, ndërgjegjësohuni mbi kuptimin historik...