Sala: Shëndetësia mbi 1 miliard euro për 2026, do bëhet dhe rikonstruksioni i 100 Qendrave Shëndetësore

Sala: Shëndetësia mbi 1 miliard euro për 2026, do bëhet dhe rikonstruksioni i 100 Qendrave Shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka bërë me dije se përmes projekt-buxhetit 2026, me mbi 1 miliard euro të dedikuara për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, parashikohet edhe rikonstruksioni i 100 Qendrave Shëndetësore në të gjithë vendin, në funksion të përmirësimit të shërbimit për komunitetin. “Qendra Shëndetësore në Maliq është bërë një model i kujdesit mjekësor modern dhe të integruar, ku së fundmi është shtuar edhe shërbimi i depistimit të shikimit për fëmijët”, tha ministrja. Në dy muajt e fundit, në të gjithë NJVKSH Korçë janë kryer 1,000 depistime të shikimit për fëmijët, me qëllim zbulimin dhe parandalimin e hershëm të problemeve të syve.