Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Përdor hallet e Elbasanit për fasadë”/ Anëtarja e këshillit bashkiak kundër deputetes Çapja në seancën me KLSH
Pedagogia dhe anëtarja e PD në Këshillin Bashkiak Elbasan, Doris Madhi, ka reaguar pas seancës raportuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Parlament, ku u shfaq edhe deputetja e PD në Elbasan, Klodiana Çapaj, duke i drejtuar një pyetje kreut të KLSH-së, Arben Shehu, nëse kishte referuar në SPAK konstatimet gjatë auditimit në Bashkinë e Elbasanit. Edhe pse qëndrimet dhe pyetjet e zonjës Çapja në Kuvend dyshohet se diktohen nga mentori i saj Luçiano Boçi, përfitues i tenderave dhe koncensioneve publike me vlerë dhjetëra milionë euro përmes krushkut të tij, pyetja e Klodiana Çapajs reflektonte cektësi, injorancë dhe degradim të rolit të deputetit si përfaqësues i interesave të zgjedhësve. Doris Madhi informon deputetet Çapja, produkt i pazareve të Boçit, Shkëlzenit dhe klaneve kriminale në...