VIDEO/ Rrëzohet helikopteri në Rusi, humbin jetën pesë persona

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri në Rusi, humbin jetën pesë persona

Rusi – Pesë persona, mes tyre katër drejtues të lartë të kompanisë ruse Kizlyar Electromechanical Plant (KEMZ), e cila prodhon pajisje ushtarake, humbën jetën të premten, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Dagestan. Sipas mediave ruse dhe ukrainase, aksidenti ndodhi pranë një fshati në brigjet e Detit Kaspik. Helikopteri Ka-226, në të cilin ndodheshin drejtuesit e KEMZ, u rrëzua në një zonë të banuar, duke shkaktuar vdekjen e gjithsej pesë personave dhe plagosjen e dy të tjerëve. A Ka-226 helicopter crashed in Achi-Su, Dagestan, killing five people. pic.twitter.com/IeRqeqnfXc — Clash Report (@clashreport) November 8, 2025