Dyshimet për dronë rusë, Britania dërgon trupa dhe pajisje ushtarake në Belgjikë

Dyshimet për dronë rusë, Britania dërgon trupa dhe pajisje ushtarake në Belgjikë

FOTO ILUSTRUESE BELGJIKË-Mbretëria e Bashkuar ka dërguar personel dhe pajisje ushtarake në Belgjikë për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore, pas disa shkeljeve të hapësirës ajrore me dronë, të dyshuara se janë kryer nga Rusia. BBC raporton se incidentet me dronë çuan në mbylljen e përkohshme të aeroportit kryesor të Brukselit, Zaventem, të enjten në mbrëmje, duke shkaktuar kaos në fluturime dhe dëme të mëdha financiare për kompaninë “Brussels Airlines”. Dronë janë parë edhe pranë një baze ushtarake belge. Gjermania ka njoftuar gjithashtu se do të mbështesë Belgjikën me masa kundër dronëve, pas një kërkese zyrtare nga Brukseli. Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, ka pranuar se nuk ka ende prova konkrete për përfshirjen ruse, por e ka cilësuar situatën si “një kërcënim serioz që...