Kërcënoi me armë një person, qëlloi në ajër dhe më pas u largua, arrestohet pas një jave 42-vjeçari

Kërcënoi me armë një person, qëlloi në ajër dhe më pas u largua, arrestohet pas një jave 42-vjeçari

arma e sekuestruar TEPELENË-Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tepelenës pasi qëlloi në ajër me kallashnikov, për të kërcënuar një 48-vjeçar. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në 2 nëntorku dyshja janë konfliktuar për motive të dobëta. Sot pas një jave është kapur qutori, ndërsa armën e kishte fshehur në pyll. Në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë gjahu pa leje dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Kanosi me armë zjarri, për motive të dobëta, 1 shtetas dhe më pas u largua, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, i shpallur prej një jave në kërkim. Gjendet në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan dhe sekuestrohet arma e zjarrit (kallashnikov) dhe një sasi municioni luftarak. Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve,...