Edituan deklaratat e Trump, BBC përballet me akuza për “fake news”, pritet të kërkojë falje publikisht

Edituan deklaratat e Trump, BBC përballet me akuza për “fake news”, pritet të kërkojë falje publikisht

Drejtuesi i BBC-së, Samir Shah, pritet të kërkojë ndjesë zyrtarisht të hënën dhe të pranojë se televizioni publik britanik ka bërë një “gabim të rëndë” pasi transmetoi një pjesë të montuar në mënyrë të gabuar të një fjalimi të presidentit amerikan Donald Trump. Sipas burimeve brenda BBC-së, Shah do të përpiqet të zbusë kritikat e shumta, përfshirë ato nga Shtëpia e Bardhë, e cila e akuzoi BBC-në për “100 për qind lajme të rreme”, duke pranuar se dokumentari i “Panorama”-s ka “keqinformuar pa dashje publikun”. Në materialin e transmetuar, BBC kishte bashkuar dy pjesë të ndryshme të fjalimit të Trump-it më 6 janar 2021, para sulmit ndaj Kapitolit, duke dhënë përshtypjen se ai kishte nxitur mbështetësit e tij të “luftonin fort” për të marshuar drejt...