Zgjedhjet në Prishtinë, voton Rama: Të fitojë më i miri, këto zgjedhje përcaktojnë të ardhmen

Zgjedhjet në Prishtinë, voton Rama: Të fitojë më i miri, këto zgjedhje përcaktojnë të ardhmen

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka ushtruar sot të drejtën e votës në Fakultetin Ekonomik. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Pas votimit, Rama tha se dita e sotme është e rëndësishme për qytetarët e kryeqytetit dhe për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e pjekurisë demokratike që qytetarët kanë treguar gjatë procesit zgjedhor. Ai falënderoi gjithashtu mediat për punën profesionale gjatë zgjedhjeve, duke uruar që procesi të përfundojë me qetësi dhe dinjitet. “Sot, pak më parë, bashkë me Kristalen dhe fëmijët isha me tregua respekt për ushtarët britanez që kanë dhënë jetën për lirinë dhe paqen që sot e gëzojmë në kryeqytet e në gjithë Kosovën. Ju urojë të gjithë qytetarëve për pjekurinë dhe maturinë që...