Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, Zaloshnja: Shpjegohet me pesimizmin që ka kapur elektoratin e djathtë

Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, Zaloshnja: Shpjegohet me pesimizmin që ka kapur elektoratin e djathtë

Në zgjedhjet e pjesshme vendore në qytetin e Vlorës pjesëmarrja deri tani është shumë e ulët në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Sondazhisti i njohur Eduard Zaloshnja, i ftuar në ABC News theksoi se kjo situatë shpjegohet me faktin se në qytetin bregdetar votuesit e djathtë janë të dekurajuar dhe në këto kushte nuk kanë shprehur interes për të marrë pjesë në votime. “Dobësia e pjesëmarrjes në Vlorë shpjegohet me pesimizëm që e ka kapur elektoratin e djathtë në Vlorë, se aty nuk fitojmë dot. Në bashkinë Mat, pjesëmarrjen doli më e lartë, sepse njerëzit aty e mendojmë se mund të ketë garë konkurruese, kurse në Vlorë e shohin të pamundur që mund të ketë ndryshim në rezultat dhe janë të dekurajuar.”, tha ai.