Makina hyri në mes të lokalit duke vrarë katër persona dhe plagosur 11 të tjerë, publikohet videoja tronditëse, si autori e ktheu rrugën në një pistë garash

Makina hyri në mes të lokalit duke vrarë katër persona dhe plagosur 11 të tjerë, publikohet videoja tronditëse, si autori e ktheu rrugën në një pistë garash

Katër persona humbën jetën dhe të paktën 11 të tjerë u plagosën kur një makinë që i shpëtonte ndjekjes policore u përplas me shpejtësi në verandën e një lokali. Shoferi, Silas Sampson, 22 vjeç, u arrestua në vendngjarje dhe po përballet me katër akuza për vrasje me automjet dhe disa akuza të tjera për arratisje me lëndime të rënda trupore ose vdekje. Ai ndodhet aktualisht në burgun e qarkut Hillsborough. Sipas autoriteteve, njësia ajrore e policisë kishte vërejtur makinën e Sampson duke bërë gara në Hillsborough Avenue rreth orës 12:40 të mëngjesit. Kur oficerët tentuan ta ndalonin, shoferi shmangu kontaktin dhe vazhdoi me shpejtësi drejt qendrës së qytetit. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur Toyota-ja humbet kontrollin dhe përplaset me turmën e njerëzve që ndodheshin...