Gent Gazheli drejt burgut? Skandali 130 milionë euro që po trondit sistemin doganor

Gent Gazheli drejt burgut? Skandali 130 milionë euro që po trondit sistemin doganor

Një mega aferë financiare pritet të shpërthejë në zemër të sistemit doganor shqiptar, me në qendër Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli — personazh që burime nga brenda institucionit e përshkruajnë si “i paprekshëm” dhe “Don Zhuani i Doganave”. Sipas dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare tashmë të referuara në SPAK, bëhet fjalë për një skandal të pezulluar prej pesë vitesh, që lidhet me gjobën ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, me vlerë që shkon deri në 130 milionë euro. Burime nga Prokuroria e Fierit bëjnë me dije se çështja është referuar për hetim në SPAK, pas një hetimi paraprak të nisur që në vitin 2020. Në atë periudhë, pas emërimit të Gent Gazhelit si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, shefi i Degës Doganore të Fierit, Olti Kuke, ka njoftuar zyrtarisht drejtuesin e lartë në lidhje me vendimin për...