Vetëm 5% e vlonjatëve kanë votuar deri më tani, kandidati i pavarur Gjergj Nika ‘i zhgenjyer’

Vetëm 5% e vlonjatëve kanë votuar deri më tani, kandidati i pavarur Gjergj Nika ‘i zhgenjyer’

Nga pesë bashki që votohet sot për kryebashkiak, pjesëmarrjen më të ulët e ka Vlora me 5.12%. Pasi votoi, kandidati i pavarur Gjergj Nika u shpreh se do te ketë një bojkotim të klasës politike dhe ky tha ai, do të jetë një leksion. “Sa i përket pjesëmarrjes së ulët unë mendoj se do te ketë një bojkotim të klasës politike ky do të jetë leksion: dhe ky leksion do vijë nga Vlora. Sipas meje përqindja në këto zgjedhje nuk e kalon 15%”-u shpreh ai. I pyetur për besimin e tij në fitore Nika tha se ka hyrë në këtë garë për të fituar dhe do të ndjekë nga pas individualisht çdo shkelje ligjore.