Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ra në kontakt me korentin, ndërron jetë punonjësi i internetit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot më 9 nëntor, në lagjen “Salo Halili” të Shkodrës. Një punonjës i një kompanie interneti ka humbur jetën gjatë punës. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A. F., 38 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa po punonte në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti. Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.