Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Dua ta projektoj të ardhmen e këtij qyteti”, kandidati i pavarur për Beratin: Bashkia do të jetë e popullit
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Beratit, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, votoi sot në Shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” dhe u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Ai theksoi se synon të projektojë të ardhmen e qytetit dhe të punojë për të mirën e qytetarëve, duke theksuar se bashkia duhet të jetë në shërbim të popullit të thjeshtë dhe jo e individëve të pasur me taksat e qytetarëve. Shkarpa: Dua ta projektoj të ardhmen e këtij qyteti. Unë luftën e kam me shtetin, ne jetojmë në diktaturë, edhe pse thuhet që jetojmë në demokraci. Berati është i yni, ne kemi nevojë për këtë qytet, Berati s’ka nevojë për ne. Berati sot duhet të zgjedhë njeriun më të mirë. Unë kam...