Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër
Një shtetas ka humbur jetën në Shkodër teksa ka mbetur në korent në një shtyllë elektrike. Shtetasi dyshohet se është punonjës i kompanisë së internetit dhe gjatë punës së tij ka humbur jetën si shkak i kontaktit me energjinë elektrike. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke hetuar lidhur me ngjarjen e rëndë.