Qëlluan me armë drejt shtëpisë së një personi, shpallen në kërkim dy autorët në Shkodër

Qëlluan me armë drejt shtëpisë së një personi, shpallen në kërkim dy autorët në Shkodër

FOTO ILUSTRUESE SHKODËR-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e djeshme (8 nëntor) në Shkodër. Dy persona raportohet të kenë qëlluar drejt një banese në pronësi të një 48-vjeçari. Autorët janë shpallur në kërkim, ndërsa ende nuk dihet motivi i ngjarjes. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe A. K., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se, më datë 08.11.2025, në fshatin Likaj, për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. L., 48 vjeç. Vijon puna për kapjen e tyre.