Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zgjedhjet/ Celibashi: Pjesëmarrja totale në 5 bashkitë, 2.42%. Probleme me komunikimin me 18 QV
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë detajet e fundit sa i përket procesit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, në 5 bashki të vendit, Mat, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Vlorë. Ai u shpreh se në 80 për qind të qendrave të votimit, procesi ka nisur në orën 07:00, ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në proces, Celibashi u shpreh se deri tani të drejtën e votës e kanë ushtruar 2.42 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. “Deri tani nuk janë raportuar problematika mbi fillimin e procesit të votimit në këto 5 bashki, as me përdorimin e pajisve elektronike të identifikimit të zgjedhësve. 100 përqind e qendrave të votimit, janë paraqitur operatorët.Nuk kemi transmetim në kohë reale në 18 qendra votimi për shkak...