Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘Ditë e shënuar’! Voton kandidatja socialiste në Vlorë, Brunilda Mersini: Pjesëmarrja është shumë e mirë
Brunilda Mersini VLORË-Kandidatja e Partisë Socialiste për Vlorën, Brunilda Mersini, ka ushtruar të drejtën e votës. “Faleminderit për suportin. Është një ditë e shënuar, jo vetëm për mua që kandidoj si e para grua në këtë qytet, kam përkushtimin ndaj njerëzve. Kjo ditë është e qytetit, për qytetarët e Vlorës, për të mirën e qytetit. Për më të mirën e Vlorës. Mendoj që pjesëmarrja është shumë e mirë, jemi të kënaqur. Gjithmonë mbarësi, kudo, jo vetëm në Vlorë”, tha Mersini. Mersini është në garë për Bashkinë e Vlorës përballë dy kandidatëve të pavarur, Dionis Sota dhe Gjergji Nika.