Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Rreze zjarr” shpallet fituese! Arsi Bako triumfon në skenën e RTK-së
Arsi Bako është shpallur fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK, duke marrë trofeun “Diamanti i Kaltër” me këngën “Rreze zjarr”, një krijim me frymë rock dhe interpretim energjik që arriti të ngjallë emocion dhe duartrokitje në sallë. Pas shpalljes së rezultatit, atmosfera në skenë u mbush me entuziazëm, ndërsa Arsi u përqafua nga ekipi i saj dhe kolegët pjesëmarrës. “Nuk e kam pritur. Ndihem shumë e lumtur. Shumë faleminderit,” u shpreh ajo e emocionuar, duke nënvizuar se kjo fitore për të përfaqëson një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik. Në renditjen finale, vendi i dytë shkoi për Florent Abrashin me këngën “Unë dhe Ti”, një baladë e fuqishme vokale, ndërsa Arjeta Palushaj siguroi vendin e tretë me “Andrra”,...