Zgjedhjet në Mat, deputetja e PD denoncon: Po intimidohen votuesit, i bëj thirrje SPAK

Zgjedhjet në Mat, deputetja e PD denoncon: Po intimidohen votuesit, i bëj thirrje SPAK

qendër votimi në MAT MAT-Në disa qendra votimi të Bashkisë Mat janë konstatuar probleme që prej orëve të para të mëngjesit. Ndërkohë një denoncim ka ardhur edhe nga deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata e cila me anë të një video në rrjetin social Facebook pretendon se po intimidohen votuesit. Sipas saj jashtë ambjenteve të qendrave të votimit ndodhen punonjës të shtetit të cilët po mbajnë shënim dhe po numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga votimi. Denisa Vata: Jam te gjimnazi 28 nëntori, këtu përballë ndodhet një kafe, ku janë drejtorë të administratës shtetërore, punonjës që mbajnë shënime pranë qendrës së votimit dhe numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga qendra e votimit, i bëj thirrje prokurorisë së qarkut Dibër dhe SPAK...