Sot qytetarët votojnë/ Celibashi: Numërimi i votave do jetë live, rezultati të hënën në drekë

Sot qytetarët votojnë/ Celibashi: Numërimi i votave do jetë live, rezultati të hënën në drekë

Ilirjan Celibashi TIRANË-Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur rreth procesit zgjedhor që po zhvillohet në 5 bashki të vendit. Celibashi ka raportuar se deri në këto momente nuk janë raportuar problematika, ndërsa thekson se në të gjithat Qendrat e Votimit po aplikohet identifikimi elektronik dhe nuk ka asnjë problematikë. “Në masën 81% janë hapur në orën 07:00, vetëm 19% e qendrave janë hapur rreth orës 07:00 dhe 08:00 të mëngjesit. 34% e komisioneve janë të përbërë me 7 anëtare, 18% me 6 anëtarë, 29% me 5 anëtarë. Vetëm në 3 QV në hapje të procesit të votimit, kishte mungesë të kuorumit, por u mundësua pasja e koriumit dhe ka nisur procesi i votimit. Deri në momentin që po flasim s’janë raportuar problematika në...