Pjesëmarrje pothuajse zero në Novoselë dhe Orikum, ndryshohet orari i mbylljes së votimit në Vlorë

Pjesëmarrje pothuajse zero në Novoselë dhe Orikum, ndryshohet orari i mbylljes së votimit në Vlorë

Procesi i votimit në qarkun e Vlorës po zhvillohet me pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët. Sipas informacioneve nga terreni, në njësinë administrative Novoselë, deri në orën 10:00, pjesëmarrja është thuajse zero. Në fshatrat Poro, Delisuf dhe Dëllënjë, deri në këto momente kanë votuar vetëm komisionerët, ndërsa qytetarët nuk janë paraqitur në qendrat e votimit. Situata është e ngjashme edhe në njësinë administrative Orikum, ku raportohet se numri i votuesve është minimal, shkruan A2 CNN. Ndërkohë, në Vlorë, duket se është parashikuar një shtyrje e orarit të votimit. Edhe pse afati zyrtar për mbylljen e procesit është ora 18:00, në tabelat e vendosura në shumë qendra votimi shkruhet se votimi do të përfundojë në orën 19:00, pra një orë më vonë se orari zyrtar.