Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Aksident i trefishtë në aksin Levan – Tepelenë, një i plagosur
Një aksident rrugor është shënuar këtë të dielë në aksin rrugor Levan-Tepelenë në vendin e quajtur ‘Kthesa e Varibopit’. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një pasagjere. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mosrespektimi i distancës të një prej automjeteve të përfshira në aksident.