Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aksident i trefishtë në aksin Levan–Tepelenë, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop. Në aksident janë përfshirë tre automjete, një Benz, një Audi dhe një Ford. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërës prej automjeteve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia mbi normat e lejuara dhe mungesa e vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit mund të kenë qenë shkaqet e përplasjes, por hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.