Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Evazion fiskal me 3.7 milionë euro, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq kompaninë “Buzi Store”
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim subjektin tregtar “Buzi Store”, i akuzuar për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim me ekonomistin e kompanisë. Prokuroria njofton se, nga hetimet e zhvilluara, kompania dyshohet se ka shmangur rreth 3,7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur nga autoritetet tatimore. Hetimet janë zhvilluar për disa muaj me metoda speciale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, dhe kanë çuar në zbulimin e një skeme të gjerë evazioni fiskal. Gjatë operacionit hetimor janë ushtruar kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin “Buzi Store” dhe me shoqërinë e fiskalizimit përkatëse. Gjatë kontrolleve u sekuestruan njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta, si dhe vlera...