Sot, raundi i dytë i vendoreve në Kosovë. 18 komuna në balotazh

Sot, raundi i dytë i vendoreve në Kosovë. 18 komuna në balotazh

Qytetarët e 18 komunave të Kosovës votojnë sot për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe procesi i votimit ka nisur pa pengesa. Në konferencën e parë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë në orët e para të mëngjesit në të gjitha Qendrat e Votimit. “Sipas informacioneve të marra nga KQZ, procesi i votimit ka filluar në të gjitha Qendrat e Votimit,” tha Elezi. Sot, procesi i votimit po zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime. 507 qendra me 1,628 vendvotime janë të destinuara për votimin e rregullt. 18 qendra të tjera, nga një për...