Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, në 18 komuna vota e balotazhit do të përcaktojë fituesit
Në Kosovë zhvillohet sot raundi i dytë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në total janë 18 nga 38 komunat e Kosovës ku do të zhvillohen sot votimet e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë. Vëmendja e opinionit publik do të jetë kryesisht te përballja për Prishtinën. Kryeqyteti diskuton balotazhin për të zgjedhur kryetarin e ri, ndërsa qytetarët presin që kandidatët – Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje – t’u japin fund problemeve që prej vitesh e ngarkojnë jetën e përditshme: trafik i rënduar, mungesë parkingu, menaxhim i dobët i mbeturinave dhe hapësira publike që po pakësohen. Të dy kandidatët, Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku, vijnë pas një gare të ngushtë në raundin e parë, ku morën...