Problemet e para! Në Vlorë mungojnë anëtarët e komisioneve, në Cërrik, problem me pajisjen e identifikimit

Problemet e para! Në Vlorë mungojnë anëtarët e komisioneve, në Cërrik, problem me pajisjen e identifikimit

FOTO ILUSTRUESE VLORË-Janë shfaqur problemet e para në nisjen e procesit zgjedhor. Prej orës 07:00, në pesë bashki të Shqipërisë janë hapur kutitë e votimit. Në Vlorë raportohet se ka pasur vështirësi me pajisjen PEI për identifikimin elektronik të votuesve, si dhe vonesa për shkak të mungesës së anëtarëve të komisioneve. Procesi ka nisur me vonesë dhe pjesëmarrja vijon të jetë e ulët, për shkak të reshjeve të shiut dhe kushteve të vështira atmosferike. Ndërkohë sipas informacioneve nga KZAZ e Cërrikut, procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme lokale ka nisur normalisht në të gjitha qendrat e votimit të kësaj bashkie. Përjashtim bën vetëm qendra e votimit nr. 25/45, e cila ndodhet në një nga zonat periferike të Cërrikut, ku është raportuar një problem teknik me...