Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Nis procesi i votimit në Bashkinë Mat
Ka nisur që në orën 07:00 mëngjesit procesi i votimit në të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë së Matit. Komisionerët e 48 qendrave që ndodhen në 8 Njësitë Administrative të bashkisë Mat janë paraqitur në kohë për të marrë në dorëzim materialet zgjedhore dhe për të pritur votuesit. Sipas drejtuesve të KZAZ 16 nuk ka patur probleme që pengojnë procesin e votimit i cili është hapur në të njëjtën kohë në të gjitha qendrat e votimit. Votuesit e parë kanë dhënë verdiktin e tyre për një nga tre kandidatët në këto zgjedhje, Altin Bojni i PS, Eduart Brahilika i pavarur që mbështetet nga opozita dhe Suzana Pasha e pavarur. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote sipas listës së zgjedhjeve të fundit parlamentare 26,700...