Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rama: Qytetarë të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës, ushtrojeni të drejtën e votë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj
Mirëmëngjesi i sotëm i Kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale ka ardhur i shoqëruar me një apel të drejtpërdrejtë drejtuar qytetarëve të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës. Përmes një foto-mesazhi të publikuar herët në mëngjes, kreu i qeverisë u bëri thirrje banorëve të pesë bashkive të vendit që sot zhvillojnë zgjedhjet e pjesshme vendore, të marrin pjesë në votim dhe të zgjedhin kryebashkiakët e rinj. Rama e cilësoi votën si “mjetin më të thjeshtë dhe më të fuqishëm që qytetarët kanë në dorë për të ndikuar në cilësinë e jetës së tyre”, duke theksuar se funksionimi i pushtetit vendor lidhet drejtpërdrejt me ritmin e zhvillimit të komuniteteve. Sipas tij, pjesëmarrja e gjerë në këto zgjedhje është vendimtare për të garantuar legjitimitetin e drejtuesve të...