Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Hungaria njeh dy gjini!”, Meta mbështet thirrjen e Presidentit Trump për Orban: Shembull për mbrojtjen e familjes
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia në lidhje me takimin mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se mbështet plotësisht thirrjen e Trump për të treguar respekt ndaj liderit hungarez, pasi sipas tij, qëndrimet e Orbán në mbrojtje të familjes dhe vlerave tradicionale duhet të shërbejnë si model edhe për Shqipërinë. Meta përmend ligjin e miratuar në Parlamentin hungarez, në prill të këtij viti, ku njihen vetëm dy gjini dhe figura e “shenjtë e nënës dhe babait”. “Ashtu si ai, edhe ne duhet të jemi të vendosur për të mbrojtur themelet e shoqërisë tonë. Ligj Anti-Familje i votuar nga Rama dhe kukullat e tij në Kuvendin e Shqipërisë përbën...