Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Veliaj kthehet në zyrë? Këshillari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”
Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi thotë se Veliaj do kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses. Ai tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij. “Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje për hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh. Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë-, tha Muharremi.