Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë qytetarë thirren të votojnë, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë qytetarë thirren të votojnë, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

308 mijë qytetarë në 5 bashki të vendit do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e 9 nëntorit për kryetarët e ri të bashkive.Në kutitë e votimit do të shkojnë qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut dhe Matit. Fushata zgjedhore sipas përcaktimeve të KQZ zgjati vetëm një javë nga 1 nëntori deri në 7 nëntor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë kësaj të shtunë në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.​ Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 të mëngjesit e do të mbyllen në orën 18:00. Partia Demokratike dhe opozita do të mbështesin kandidatët të pavarur, që kanë depozituar pranë institucionit të zgjedhjevve dokumentacionin e regjistrimit bashkë me firmat që i nevojiten për të...