“Made in Gjilan”, Kosova prodhon dronin e parë të quajtur “Skifteri”

“Made in Gjilan”, Kosova prodhon dronin e parë të quajtur “Skifteri”

Pamje nga prezantimi i dronit në Gjilan GJILAN-Tashmë Kosova ka dronin e saj të quajtur “Skifteri”, të prodhuar në Gjilan nga kompania “Future Minds Academy”. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook. Kurti ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë vendore të mbrojtjes dhe prodhimit të dronëve, duke nënvizuar se tashmë Kosova po kthehet në një shtet që prodhon. “Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarakë ‘Skifteri’ dhe dronëve civilë nga ‘Future Minds Academy’ dhe MIGA SkyShield...