Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Veliaj s’kthehet në bashki,ka malin e Dajtit mbi shpinë”,Gjokutaj shpërthen pas vendimit të Kushtetueses: Rama do të..
Avokati Genc Gjokutaj, ishte i ftuar në Terminal me Aurora Sulçen ku komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn dhe reagimin e kryeministrit Rama për rikthimin e tij në krye të bashkisë së Tiranës. Sipas Gjokutajt, çështja e shkarkimit të Veliajt nuk mund të ngatërrohet me çështjen penale të tij, duke shtuar se ai “ka malin e Dajtit në kurriz”. “Kryeministri do të dalë nga autorësia, nuk mban top në këmbë. Dhe thotë që Kushtetuesja duhet ta çojë Erion Veliajn në zyrë. Nuk e çon Gjykata Kushtetuese në zyrë Erion Veliajn pasi ai ka malin e Dajtit në kurriz. Dhe çështja penale mbas të cilës është marrë masa e sigurisë përzihet sa vaji me ujin me çështjen e shkarkimit”, tha Gjokutaj