Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kosova prodhon dronin e parë ‘Skifteri’, Kurti: Po ndërtojmë të ardhmen e industrisë së mbrojtjes (FOTO)
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përuruar sot dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga kompania “Future Minds Academy” në Gjilan. Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë vendore të mbrojtjes dhe prodhimit të dronëve. “Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak “Skifteri” dhe dronët civil, nga “Future Minds Academy” dhe MIGA SkyShield MAR. “Made in Gjilan” përveçse natyrisht “Made in Kosova”. Droni kamikaz “K1”, arrin shpejtësi maksimale prej 180km/h e lartësi deri në 2500 metra....