Goditje në tru edhe tek të rinjtë/ Mjekët: Shtohen rastet në moshat mbi 25 vjeç

Goditje në tru edhe tek të rinjtë/ Mjekët: Shtohen rastet në moshat mbi 25 vjeç

Insultet, sëmundjet kur një enë e gjakut në tru çahet apo bllokohet dhe për pasojë qelizat në zonën e prekur fillojnë të vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese duke shkaktuar invaliditet e deri humbje jete po shohen. Për neurologët shqetësues është fakti se ato po prekin dhe të rinj. “Janë pathologji në rritje dhe jo vetëm në moshën e tretë, vitet e fundit kemi rritje të infarkteve dhe hemoragjive dhe në mosha të reja, mbi moshën 30 apo 35 vjeç. 1 në 4 persona mbi moshën 25 vjeç rrezikon të preket nga insultet cerebrale. Në Shqipëri sipas statistikave numri ka ardhur në rritje dhe mund të themi që në vit kemi minimalisht 3 -4 mijë raste të reja me infarkte te trurit, pra...