Përplasje diplomatike Budapest-Uashington/ Hungaria pretendon përjashtim “pa afat” nga sanksionet amerikane, Shtëpia e Bardhë kundërshton

Përplasje diplomatike Budapest-Uashington/ Hungaria pretendon përjashtim “pa afat” nga sanksionet amerikane, Shtëpia e Bardhë kundërshton

Një përplasje diplomatike po zhvillohet mes Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasi Budapesti pretendon se është përjashtuar për një periudhë të pacaktuar nga sanksionet amerikane që ndalojnë importet e naftës dhe gazit rus. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, deklaroi sot se kryeministri Viktor Orban është “pajtuar me Presidentin e SHBA-së” për një përjashtim të pacaktuar nga sanksionet energjetike. Ai tha se “nuk ka sanksione për dërgesat e naftës dhe gazit në Hungari për një periudhë të pacaktuar”. Deklarata e Szijjartos vjen pas takimit që Orban zhvilloi dje në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump, ku është raportuar se palët kanë diskutuar marrëveshje për blerjen e gazit natyror amerikan. Megjithatë, burime nga Shtëpia e Bardhë kanë dhënë një version tjetër të marrëveshjes, duke thënë se...