Modeli danez frymëzon Britaninë e Madhe, masa të ashpra për të frenuar emigracionin e paligjshëm

Modeli danez frymëzon Britaninë e Madhe, masa të ashpra për të frenuar emigracionin e paligjshëm

Qeveria britanike po analizon politikat e Danimarkës për të ulur emigracionin e paligjshëm. Media britanike Sky News raporton se ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka dërguar zyrtarë në Kopenhagë për të studiuar sistemin danez të kontrollit kufitar dhe të azilit, një nga më të ashprit në Evropë. Në qendër të vëmendjes janë rregullat e rrepta për ribashkimin familjar dhe qëndrimet e përkohshme për refugjatët, të cilat Danimarka i aplikon për të frenuar fluksin migrator. Mahmood pritet të shpallë ndryshime të mëdha në sistemin britanik të emigracionit më vonë këtë muaj. Megjithatë, në Partinë Laburiste ka ndarje të forta mbi këtë qasje. Disa deputetë kërkojnë politika edhe më të ashpra për të frenuar emigracionin. Ndërkohë, të tjerë paralajmërojnë se këto masa mund të largojnë votuesit progresistë...