Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përmbytet Siçilia, ujërat e rrëmbyeshme marrin me vete automjete dhe tavolina
Rajoni italian i Siçilisë ka përjetuar momente dramatike që nga nata e së premtes, me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi që kanë përmbytur rrugët, duke marrë me vete automjete dhe duke përmbytur dyqane. Pamjet tregojnë makina të zhytura, tavolina dhe karrige restorantesh që “udhëtojnë” dhjetëra metra larg. Uji shihet duke vërshuar në rrugë ndërsa dy këmbësorë përpiqen të mbrohen me çadra dhe çizme, ndërsa uji u arrin deri në gjunjë. Duhet theksuar se Agjencia ItaliaMeteo lëshoi një paralajmërim për situatë të rëndë meteorologjike dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre sa herë që të jetë e mundur. Një alarm i verdhë është lëshuar, siç raporton unionesarda, në zonat e Iglesia, Campidano, Montevecchio Piscinapiu dhe Tirso. Fenomeni u shkaktua nga prania e...