Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Albin Kurti: Ish-opozita vendos për datën e zgjedhjeve në Kosovë, dhjetor ose prill
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërsa ka folur për mandatimin e Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë së re, ka deklaruar se vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të reja është në dorën e partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Kurti ka vlerësuar se nëse Kuvendi nuk voton për Qeverinë Konjufca, zgjedhjet e reja do të mbahen në dhjetor të këtij viti. Ndërsa nëse qeveria e re i merr votat e nevojshme, zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në prill, kur edhe duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit. “Opozita e ka në dorë që të zgjedhë rrugën e mëtejshme. Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Cilado prej tyre për ne është e...