Dështojnë bisedimet e paqes mes talibanëve dhe Pakistanit

Dështojnë bisedimet e paqes mes talibanëve dhe Pakistanit

Bisedimet e paqes në Stamboll mes Pakistanit dhe sundimtarëve islamistë talibanë të linjës së ashpër në Afganistan kanë përfunduar pa marrëveshje, por armëpushimi mes dy shteteve fqinje do të vazhdojë të jetë në fuqi. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, fajësoi Pakistanin për kolapsimin e bisedimeve, duke thënë se delegacioni i Islamabadit kishte “sjellje të papërgjegjshme dhe kishte mungesë të bashkëpunimit”. Përmes një postimi në X, Mujahid e akuzoi Pakistanin se “nuk shfaqi gatishmëri për të marrë ndonjë përgjegjësi për sigurinë e Afganistanit, apo edhe të veten”. Ai shtoi se armëpushimi “deri më tani nuk është shkelur nga ne dhe ai do të vazhdohet që të respektohet”. Disa runde bisedimesh të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Katari janë mbajtur në Stamboll që nga muaji i kaluar. Rundi...