Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Izraeli sulmoi sërish me dronë Libanin, 3 të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur
Izraeli ka kryer sulme në Liban. Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Liban janë vrarë tre persona dhe kanë mbetur të plagosur disa të tjerë, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë. Ndërkaq, Izraeli njoftoi se një nga sulmet goditi trafikantë të armëve nga një grup i lidhur me Hezbollahun. Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike. Sipas mediave të huaja, dy vëllezër nga qyteza Sheba u goditën nga sulmet teksa po udhëtonin në një rrugë rrëzë malit Hermon në juglindje të Libanit, “duke bërë që makina e tyre të përfshihej nga flakët, gjë që rezultoi me vdekjen e tyre”. Ushtria izraelite konfirmoi se ka...