Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Sali Berisha është i vetmi që bën opozitë”, Kryemadhi: Nëse Ilir Meta del nga burgu, do i rikthehet zanatit si “kingmaker”
Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur për situatën aktuale politike në vend dhe për mundësinë e daljes nga burgu të bashkëshortit të saj, ish-presidentit Ilir Meta. Gjatë intervistës, Kryemadhi vlerësoi ish-kryeministrin Sali Berisha si të vetmin që po bën opozitë reale në Shqipëri, duke theksuar se ai po e bën këtë përballë vështirësive të mëdha personale dhe familjare. “Sali Berisha është i vetmi që bën opozitë dhe e shoh që është vetëm fare, sado të mundohen të tjerë. Edhe ai ka marrë kosto familjare për këtë,” deklaroi Kryemadhi. Duke folur për situatën e Ilir Metës, ajo u shpreh se dalja e tij nga burgu do të sillte një “rigjenerim politik” dhe do të rikthente një rol...