Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Tre të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmi ajror izraelit mbi Liban
Izraeli ka kryer disa sulme ajrore mbi Liban, dhe për pasojë kanë mbetur të vrarë tre persona dhe jaën plagosur disa të tjerë. Izraeli njoftoi se një nga sulmet goditi trafikantë të armëve nga një grup i lidhur me Hezbollahun. Krahu ushtarak libanez Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë. Sipas mediave të huaja, dy vëllezër nga qyteza Sheba u goditën nga sulmet teksa po udhëtonin në një rrugë rrëzë malit Hermon në juglindje të Libanit, “duke bërë që makina e tyre të përfshihej nga flakët, gjë që rezultoi me vdekjen e tyre”. Ushtria izraelite konfirmoi se ka kryer sulme afër Shebës dhe tha se ka vrarë dy trafikantë nga Brigada për Rezistencë Libaneze,...