“Ka një tavolinë me 4 fytyra”/ Monika Kryemadhi sulmon PL-në: Mendojnë se bëjnë politikë duke…

“Ka një tavolinë me 4 fytyra”/ Monika Kryemadhi sulmon PL-në: Mendojnë se bëjnë politikë duke…

Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë së Lirisë (ish-LSI), duke shprehur kritika të forta ndaj drejtimit të saj. Sipas Kryemadhit, keqinterpretimi i situatave të shumta ka sjellë shkatërrimin e strukturave të rinisë dhe, më gjerë, të vetë strukturës partiake. “Keqinterpretimi i situatave të shumta shkatërroi strukturën e rinisë. S’ka strukturë partie, ka një tavolinë me katër fytyra që përveçse nuk mbledhin partinë, mendojnë se duke lexuar si deklarata për shtyp intervistat e Ilir Metës bëjnë politikë,” u shpreh ajo në emisionin “Kjo Javë”. Kryemadhi theksoi gjithashtu se, ndonëse nuk ka më funksione drejtuese në parti, ajo vazhdon të kontribuojë rregullisht financiarisht. “Unë paguaj kuotën e partisë muaj për muaj me bankë dhe jam e sigurt...